Tereza Abdihoxha, mësuese e frëngjishtes prej 20 vjetësh në Xibrakë, në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Bala” denoncon në “Stop” transferimin e saj në kushte të pamundura.
Në 12 Nëntor i është komunikuar që do të japë 3 orë në javë në shkollën Xibrakë Katund. Por për atje nuk ka asnjë mjet transporti. 3 vjet më parë e ka provuar të japë mësim në këtë shkollë dhe përveçse e kanë sulmuar qentë u sëmur nga i ftohti. E vetmja gjë që kërkon Tereza është një mënyrë se si të shkojë në Xibrakë Katund.
“Është gati tek 4 kilometra. Fugon për në Xibrakë Katund nuk ka. Dhe unë nuk e di se me çfarë do të shkoj. Duhet të shkoj një herë në javë të plotësoj 3 orë”, tha Abdihoxha.
Mësuesja tha se kjo nuk është hera e parë që e çojnë atje.
“Kam qenë edhe para 3 vjetësh, në vitin 2015. Kam punuar 2 muaj, në Nëntor dhe në Dhjetor. Në fund të Dhjetorit u sulmova dy herë nga qentë, pastaj më zuri një stuhi në rrugë dhe u sëmura keq, ndjenja dy javë e sa e sëmurë. Drejtoresha e Arsimit të asaj kohe më lejoi që të mos shkoja më dhe mësimin e ka vazhduar mësuesja që e jepte më përpara. Ikja me lekët e mija deri tek rruga e Shmilit e pastaj në këmbë, ndërsa të keqen më të madhe e kisha në kthim, sepse nuk kishte mjete.”
Mësuesja kërkon që t’i sigurohet mjet. “Jo lekët e transportit, dua mjet”, tha ajo.
Gazetarja e STOP-it shoqëroi mësuesen në rrugën e saj drejt fshatit ku është caktuar të japë mësim, për ku një pjesë rruge i duhet ta bëjë në këmbë në vajtje, ndërsa kthimin e ka gjithmonë në këmbë.
Drejtoresha e shkollës “Ramazan Bala”, Lumturi Kadriu, thotë se nuk ka zgjidhje, por e pranon problemin.
Drejtoresha: Për të shkuar, ka me ça të shkojë, në kthim është që duhet të presë nja 2 orë autobusin që të vijë. Në kthim është problemi.
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...