Rreth 20 pedagoge në Shkodër kane qene ne organin e akuzës teksa janë marre ne pyetje kryesisht me procedurat e provimeve te zhvilluara me studentet.
20 pedagoget janë nga fakultete te ndryshme dhe nga sa mësohet janë thirrur duke qene se vazhdon te ketë dyshime për skema korrupsioni.
Një pjese e mire e pedagoge, e kane cilësuar si një formalitet një procedure te tille ku kane dëshmuar ne lidhje me ato çështje për te cilat organi i akuzës ka pasur dyshime, raporton Panorama.
Burime nga organi i akuzës ne Shkodër bëjnë me dije se ende nuk ka prova te mjaftueshme qe fajësojnë pedagoget e thirrur ne Prokurorinë e Shkodrës, por ky organ po administron te gjitha provat qe disponon dhe nuk përjashtohet qe shume shpejt ne ditët e para te vitit te ardhshëm te ketë te tjerë pedagoge ne bankën e te akuzuarve ne Gjykatën e Shkodrës.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...