Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dha lajmin e mirë se për periudhën janar-korrik, Kalaja e Rozafës u vizitua nga 100.500 vizitorë.
DRTK Shkodër publikoi online edhe një album fotografik ku shfaqen grupet e turistëve të shoqëruar me guida, si edhe pamje mbresëlënëse të kalasë natën, me ndriçimin që e bën të dukshme së largu, duke i dhënë shkëlqimin e merituar.
Duke qenë atraksioni kryesor turistik i zonës, çdo turist në Shkodër ndalet në kala për një vizitë, edhe nëse ndodhet kalimthi drejt veriut të vendit. Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj, me liqenin dhe luginën e Bunës. Numri i vizitorëve në Kalanë e Rozafës, vitet e fundit ka qenë gjithnjë në rritje.
Rozafati, me një sipërfaqe prej 3,6 ha dhe një perimetër muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut Arkeologjik Shkodër. Ajo dominon mbi një kodër shkëmbore ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna, në hyrjen juglindore të qytetit të Shkodrës.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...