Drejtësia italiane ka dënuar me një vit e pesë muaj, një shqiptar i cili kishte rrahur dhe kërcënuar gruan e tij.
“Kishte një periudhë kohore që filloi të bërtiste, të më kërcënonte dhe në një moment ka dashur të më vrasë duke më vënë dhe thikën në fyt në sy të fëmijëve. Unë e kisha të vështirë të dilja nga kjo situatë. Unë kam shkuar të jetoja larg nga shtëpia me fëmijët e mi”, është shprehur gruaja italiane në gjykatë, pasi kishte denoncuar burrin e saj (me origjinë shqiptare) për vitet e tëra që e kishte rrahur dhe kërcënuar.
Çifti jetonte në Grain Valley, dhe psikologu i familjes kishte shkuar një natë për të dërguar fëmijët e saj në shtëpi, dhe ka vënë re fraktura në fytyrën e gruas.
Por, dje gjykata ne Cuneo, ka dënuar të akuzuarin me një vit e pesë muaj burgim. Gruaja, e ndihmuar nga Avokati Tiziana Marraffa, do të marrë 5.000 euro paraprakisht në formë kompensimi.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...