Më shumë ushtarakë, më shumë armatim dhe krenaria e re e ushtrisë shqiptare. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte i ftuar në “Of the Record” ku foli rreth procesit të forcimit dhe modernizimit të ushtrisë shqipare dhe synimeve të saj për të ardhmen, ndikuar kjo dhe nga zhvillimet e fundit gjeostrategike.
Teksa e cilësoi heqjen e aseteve ushtarake ndër vite si një gabim të pafalshëm, numri një i Mbrojtjes u shpreh se sot vendi ynë është i pajisur me mbrojtje kundërajrore, sisteme artilerie, dronë dhe madje shumë shpejt do të ketë dhe 2 avionë të cilët do të përdoren për shkollën e pilotëve, por edhe emergjencat.
“Ne synojmë të marrim seriozisht kërcënimet në rajon. Kemi kërcënimet hibride që po bëhen agresive dhe Shqipëria nuk përbën përjashtim. Synojmë të rijetëzojmë industrinë ushtarake. Na duhen sisteme të caktuara dhe të jemi të strukturuar në parandalimin e kërcënimeve. Shpesh herë njerëzit e lidhin fuqinë kombëtare me prestigjin. Por strategjia jonë nuk është lidhur me nostalgjinë. Sot nuk kemi asnjë avion ushtarak e bombardues. Ky ishte një gabim i pafalshëm që kemi hequr shumë asete duke e katandisur FA në një forcë modeste. Jemi në kurbën e ringritjes. Nuk dua të them kush është përgjegjës.
Më thonë përse nuk blen Shqipëria tanke. Çfarë do bëjmë me to. Ne jemi duke u armatosur si vendet e NATO. E gjithë aleanca është në një fazë riarmatosje. Ne po marrim sisteme artilerie, mbrojtje kundërajrore, kemi 3 dekada që nuk i përdorim më. Kemi flotën e dronëve që i kemi zgjedhura dhe do të marrim pajisje të tjera. Nuk është shqetësues fakti që nuk kemi asnjë avion. Jemi pjesë e një sigurie kolektive. Nuk është synimi që të gjithë aleatët të kenë F-16 apo Rafale. Do kemi element krenarie sa i përket armatimit. Do investojmë në dy avionë që të kemi një shkollë pilotësh për avionë. Ky është një problem. Këto avionë do të shërbejnë dhe për emergjencat civile. Kemi përmbushur detyrimet ndaj Aleancës”, tha Vengu në A2 CNN.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...