Gjykata e qytetit të Doverit në Angli ka dënuar me burg dy shqiptarë, përkatësisht nënë e bijë, pasi ata janë arrestuar në tentativë për të nxjerrë jashtë vendit një shumë prej 40 mijë paund, të fshehura pas rrobave të trupit.
Gjykata dënoi me tre vite burg Suzana Sokolin, 57 vjeç si dhe me 3 vite e gjysmë burg djalin e saj Xhino Mata, 24 vjeç. Ata janë shpallur fajtorë për tentativën e nxjerrjes së sasive të mëdha të parave jashtë Britanisë së Madhe.
Mediat angleze shkruajnë se nënë e bir janë arrestuar më 5 prill 2018 në portin e Doverit teksa udhëtonin me një makinë tip “Volkswagen Golf” dhe paratë u gjetën të fshehura në dy palë çorape që i kishin lidhur pas trupit.
Shqiptarët u dënuan me burg pasi nuk justifikuan burimin e parave dhe dyshohet se i kanë përfituar nga aktiviteti kriminal./gsh/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...