Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Albin Muhollarin, 24-vjeçarin që mbyti me plastmas nënën e tij në Përmet më 3 Qershor.
Avokati mbrojtës i të riut kërkoi nga gjykata që të jepej masa e sigurimit shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik, për shkak se Albi Muhollari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor disa kohë më parë.
Por gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit që vrau të ëmën dhe caktoi ndaj tij masën arrest në burg.
I riu mbyti me plastmas nënën e tij Zeniat Muhollari në Përmet. Ata ishin kthyer nga SHBA kohët e fundit, pasi kishin shkuar tek një nga vajzat e familjes që jeton në Amerikë. /tvklan.al
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...