Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në Kukës, ku një 16 vjeçar është mbytur në liqen. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhoc në Hanin e Laçit, dhe viktimë ka mbetur adoleshenti me inicialet L.G. Ky I fundit kishte shkuar për t’u larë, por është mbytur.
“Në liqen në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.“, njofton policia. /Express
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit