Një tjetër person ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Raportohet se një pushues i moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në zonën e Plepave.
Pak minuta më parë është nxjerrë nga uji trupi i pajetë i 60-vjeçarit. Identiteti i të ndjerit nuk bëhet me dije ndërkohë që trupi po transportohet drejt morgut, transmeton Shekulli.
Vlen për t’u theksuar që kjo është viktima e dytë brenda 24 orësh në Durrës. Sot në mëngjes u nxor i pajetë nga ky plazh 31-vjeçari Doland Molla, i zhdukur mesditën e djeshme.
Ndërkohë një 18-vjeçar është zhdukur dje në plazhin “Rana e Hedhun” në Shëngjin dhe dyshohet të jetë mbytur.
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...