Këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.
Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale./tch
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...