3 milionë e 370 mijë e 206 zgjedhës do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiake për katër vitet e ardhshme.
Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisionet Zonale të Administrit Zgjedhor po vijojnë me shpërndarjen e bazës material, që prej mesnatës vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, ku çdo subjekti politik apo kandidati i ndalohet me ligj të bëjë fushatë elektorale, transmeton TV Klan.
Këto janë të parat zgjedhje pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore.
Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Tirana si bashkia me numrin më të madh të zgjedhësve ka 864 qendra votimi, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Bashkia e Poliçanit, me 26 të tilla. Në 61 bashkitë e reja garojnë 158 kandidatë, prej të cilëve 36 janë të pavarur.
Qendrat e votimit do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Në këto zgjedhje shqiptarët do të kenë dy fletë votimi, ku në njërën votohet për kryetar Bashkie dhe në tjetrën për këshillin e bashkisë. Numri i komisonerëve që do të mbikëqyrin zgjedhjet e së dielës është rreth 41 mijë.
Këto zgjedhje do të monitorohen nga rreth 3 mijë vëzhgues, ku numrin më të lartë e ka ODIHR – i me 274 vëzhgues.
Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kryesuar nga Partia Socialiste, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga Partia Demokratike, me 15 subjekte zgjedhore.
Statuja e Adem Jasharit vendoset në oborrin e një shkolle në...
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli