Rreth 244 mijë qytetarë në Shqipëri i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës kundër COVID-19.
Kështu u ka njoftuar në Facebook ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.
“716,616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243,776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID-19”, ka thënë Manastirliu.
Në fund, ajo fton qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit.
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...
Ron Raçi shkëlqen në fitoren e Hajdukut ndaj Rijekas
Kosova forcon masat e sigurisë në pikëkalimet kufitare