Ne tre vite e gjysmë mbi 500 mjekë kanë lënë Shqipërinë dhe vetëm në tetë muajt e parë të këtij viti, numri i tyre i ka kaluar 100 vetë. Sipas Urdhrit të Mjekut kjo po shkakton vakum në sistemin tonë shëndetësor.
Kanë filluar të mungojnë specialistët dhe shërbime të caktuara po shkojnë drejt mbylljes.
Mjekët e diplomuar nuk arrijnë të mbushin boshllëkun që lënë të larguarit. Numri i bluzave të bardha që ikin nga Shqipëria po rritet me ritme të shpejta.
Vetëm tetë muajt e këtij viti 125 mjekë kërkuan pranë urdhrit profesional, dokumentin që iu kërkohet jashtë vendit.
Rrugët e emigrimit i kanë marrë mjekë të rinj me përvojë. Presidenti i Urdhrit të Mjekut tregon se mjekë të përgjithshëm dhe specialistë të fushave të ndryshme kanë të njëjtat arsye që largohen nga vendi. Shteti që parapëlqejnë të jetojnë e ushtrojnë profesionin është Gjermania, për shkak të aksesit më të lehtë në shërbimet shëndetësore./ABC NEWS
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...