Në Vlorë ka mbërritur kroçera e parë për këtë vit me turistë gjermanë. Ata do të vizitojnë Llogaranë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë.
Sezoni turistik ende nuk ka çelur zyrtarisht, por turistët e huaj pushtojnë Vlorën. Kroçera “Berlin” e mbërritur nga porti i Kotorrit në Mal të Zi u ankorua të shtunën në portin e qytetit bregdetar.
Mbi 400 turistë gjermanë udhëtojnë me këtë kroçerë. Përveç qytetit të Vlorës, turistët e huaj kanë si destinacion pikën turistike të Llogarasë, qytetin e Beratit dhe parkun e Apolonisë në Fier.
Kjo është kroçera e parë që ka mbërritur për këtë vit në portin e Vlorës. Më pas udhëtimi i turistëve gjermanë do të vazhdojë për në Korfuz. /abcnews.al
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”
Kurti: Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar çlirimtare ̵...
Rifat Jashari pritet me duartrokitje nga qytetarët në paraka...
Hamza: UÇK-ja nuk ishte ndërmarrje kriminale, ishte ushtri ç...