Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është shprehur se në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit janë vrarë mbi 10,500 persona për prona.
Komentet Lapaj i bëri në A2 CNN, ku komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Lapaj tha gjithashtu se përgjegjëse për të gjitha mosmarrëveshjet për çështjet e pronave është politika, me ligjet e ndryshme që ka nxjerrë, të cilat sipas tij, çojnë në përplasje mes qytetarëve.
“Po të mendosh sa vend i vogël jemi dhe sa shumë probleme prodhojmë në raport me pronën, duket sikur këtu jetojnë një miliard banorë. Unë mendoj se kjo është e qëllimshme nga klasa politike shqiptare. Dhe po të them kronologjinë pse e mendoj. A e dini se sa të vrarë ka për çështjen e pronës në tranzicionin shqiptar? Mbi 10,500 të vrarë. Ky është fakt, janë vrarë njerëzit për një gardh, për një kanal”, është shprehur Lapaj.
Ai tregoi edhe ligjet e miratuara përgjatë viteve që kanë të bëjnë me pronën, për çka tha se është lënë një plagë e hapur vazhdimisht.
“Së pari, politika miratoi një ligj të quajtur ligji 7501, pastaj miratoi një ligj për privatizimin e ish ndërmarrjeve bujqësore, pastaj miratoi një ligj për legalizimin e objekteve që ndërtohen në toka që nuk kanë destinacion, pastaj e shtynë afatin e këtij ligji për legalizimet në pafundësi. Dhe çfarë është bërë? Është lënë një plagë e hapur në mënyrë të vazhdueshme. Pra, për të njëjtën pronë mund të ketë edhe konflikt të 3-fishtë ose të 4-fishtë. Pra kush e ka bërë këtë? Politika”, tha mes të tjerash Lapaj.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...