Një anije peshkimi me tre persona në bord është mundur të shpëtohet në veri të derdhjes së lumit Seman, pas një avarie që pati me sistemin motorik.
Mjeti lundrues pati dëmtim të sistemit elektrik, çka solli paaftësinë e motorit për të lundruar.
Pas sinjalit të marrë për ndihmë, Kapiteneria e Vlorës bëri të mundur dhënien e ndihmës së menjëhershme për mjetin dhe shpëtimin e tre peshkatarëve.
“Kapiteneria e Portit Vlorë ne oren 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motorri, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikes. Mjeti lundrues ndodhej në veri te derdhjes të lumit Seman në këto kordinata : 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit. Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë”, njofton kapiteneria e Vlorës./euronews.al/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia