Një operacion për marrjen e shqiptarëve në Izrael është realizuar me sukses nga autoritetet shqiptare. Një avioni i Air Albania kishte mbërritur në Tel Aviv për të marrë nga Izraeli shqiptarët në atë shtet.
Fluturimi nisi në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni u ul në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36.
Nuk dihet sa shqiptarët ndodheshin në bordin e avionit.
Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes. Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.
Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera./tvklan
Ambasadorja shqiptare nga aeroporti i Tel Aviv: Jemi në kontakt me çdo shqiptar që jeton në Izrael
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit