Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar sot mbërritjen në Sarandë të anijes turistike Norwegian Star Cruise me rreth 2,200 turistë në bord, kryesisht amerikanë.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se “Shqipëria ka mikpritur mbi 1 milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59 për qind më shumë se në vitin 2022.”
Ai ka shpërndarë edhe foto nga mbërritja e turistëve në Sarandë.
Raporti i INSTAT-it për turizmin tregon se, 7.5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre jo vetëm gjatë sezonit veror, por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit.
Numri i turistëve vitin e kaluar është 1.9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18 për qind më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave. /Arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...