Një tjetër sasi e konsiderueshme e vaksinave anti-Covid kanë mbërritur në vendin tonë si pjesë e programit COVAX.
Bëhet fjalë për 40.800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare nëpërmjet COVAX.
Kryeministri Edi Rama thotë se me këtë dozë vaksinash dhe sasitë e tjera që pritet të mbërrijnë në vijim, do të vaksinohet pjesa më e madhe e qytetarëve.
“Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook./arbresh.info/
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja