375 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur të enjten në mbrëmje në Shqipëri nga Bashkimi Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, ka shkruar ajo.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...