Sasia e radhës e vaksinave ka mbërritur në Shqipëri si pjesë e kontratës me Pfizer dhe AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“24,040 vaksina anti-covid sapo kanë mbërritur në Shqipëri
Në aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë.
1,103,690 doza vaksine anti-covid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, shkroi ministrja.
Këta të fundit mund të aplikojnë në portalin E-Albania për të caktuar datën e vaksinimit në qendrat e hapura të vaksinimit që do të vendosen të martën dhe të mërkurën./tvklan.al/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...