Olesia Duka ka mashtruar më shumë se 11 biznesmenë duke u marrë miliona euro, e duke premtuar se do t’ua kthente.
Por me sa duket në listën e personave që stomatologia kishte mashtruar ka dhe personazhe të njohur në politikë.
Përveç biznesmenit të parë që e denoncoi, Idlir Hoxha, i cili i dha Dukës një shumë rreth 900 mijë euro, duket se ‘pre’ e dentistes ka rënë edhe një ish-deputet socialist.
Një nga njerëzit që i dha miliona Dukës për të investuar në klinikën e saj, ishte edhe ish-deputeti socialist Sh.T.
Sipas “Faxweb”, në fushatën e fundit elektorale, ish-deputeti i Ramës ndërroi parti dhe u prezantua si kandidat për Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Duke parë inicialet mund të themi së bëhet fjalë për ish-deputetin e Durrësit, Shkëlqim Troplinin.
Madje ish-deputeti ka qenë një nga mbështetësit kryesorë dhe ka qenë shumë i afërt më dentisten, por ende nuk dihet sasia e parave që stomatologia i ka marrë socialistit./Mapo/

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen