Sot është mbajtur mbledhja vjetore e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, ku Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Taulant Balla ka shkruar në Facebook, se viti 2023 ka qenë mjaft i suksesshëm për Shqipërinë në luftën kundër pastrimit të parave.
“Mbledhja vjetore e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për Shqipërinë në këtë drejtim, ku puna dhe rezultatet e arritura u finalizuan me daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF”, shkruan Balla, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria Edi Rama, do te vijoje këtë betëjë pa asnjë kompromis, duke rritur kapacitetet institucionale, por edhe duke investuar në teknologji në luftën kundër pastrimit të parave.
“Por, sfidat janë të vazhdueshme, prandaj Qeveria Edi Rama do të vijojë pa asnjë kompromis këtë betejë duke rritur kapacitetet institucionale, por edhe duke investuar në teknologji si një instrument i rëndësishëm në luftën kundër pastrimit të parave”./Arbresh.Info
Benita e ashpër me Albën: Je shembulli më i keq për vajzat e...
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...