Janë mbajtur ditën e sotme homazhet për aktoren e madhe, Margarita Xhepa në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Homazhet kanë nisur që prej orës 10:00 dhe pritet të përfundojnë rreth orës 13:00.
Margarita Xhepa ndërroi jetë ditën e djeshme të 3 prillit në moshën 91-vjeçare në një spital privat. Mësohet se kohët e fundit ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, ku vuante nga mushkëritë.
Një ditë para se të nderonte jetë, Margarita Xhepa festoi ditëlindjen e 91-të. Aktorja është një nga figurat më të dashura të teatrit dhe filmit shqiptar. Zonja e madhe e skenës numëron mbi 150 role në teatër dhe 32 në kinematografi. Margarita Xhepa mbetet në memorien e shqiptarëve në shumë filma si “Dimri i fundit”, “Koncert në vitin ‘36”, “Apasionata”, “Gjeneral Gramafoni”, etj./euronews.al
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...