Ka ardhur edhe reagimi i PS-së pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan Donald Lu. Ka qenë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili i pyetur nga mediat sot për deklaratat e ambasadorit amerikan paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje të fuqishme nga policia kundër krimit.
Balla u shpreh se do të adresohet çdo shqetësim, jo vetëm i ambasadorit amerikan, por i çdo qytetari të thjeshtë në Shqipëri. Balla po ashtu dha paralajmërimin se policia në ditët në vazhdim do të godasë fort.
“Dua të mos flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them shumë qartë që qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me gjithë institucionet ligjzbatuese dhe në çdo rast që duhet mbështetja e Kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar ajo do të jetë e sigurt. Do adresohet çdo shqetësim jo vetëm i ambasadorit, por edhe i çdo shtetasi për forcimin e ligjeve në Shqipëri. Ditët në vijim policia do godasë fort krimin”, – u shpreh Balla.
PS heshti gati dy ditë pas deklaratës së Donald Lu-së dhe vetëm sot guxoi të dalë në një deklaratë për mediat. Edhe pse informacioni dihet qysh prej një viti nga DASH, Lu zgjodhi t’ia përsëriste oponionit publik shqiptar këtë fakt, pak ditë pas ngjarjes së Elbasanit. Ndërkohë mazhoranca, ndoshta për të shmangur përgjegjësitë e deritanishme, paralajmëron se policia do ta godasë fort krimin në ditët në vijim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...