Ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë, edhe maturantët e Shkodres dolën në proteste. Kundërshtojnë tezen e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letersisë, që sipas tyre ka patur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur.
Ndonëse u vu re një numër i ulët i pjesëmarrjes së të rinjve, megjithëse njoftimi ishte dhënë prej më shumë se 24 orësh, pjesmarrësit nuk u tërhoqën por me pankartat në duar si dhe thirrjet turp për ministrinë, shfaqen revoltën e tyre.
Ata janë të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.
Klea Dibra, maturante në “Shejnaze Juka”: Një bojkotim i provimeve do të jetë më e mirë sesa protestat.
Pranon zhgënjimin që pësoi kur pa pjesmarrjen dhe maturantia Dibra nuk përjashton faktin që të ketë patur presione.
Nga sheshi përpara bashkisë Shkoder ata marshuan deri në mjediset e zyrës arsimore, ku pankartat me mbishkrimet “A shpetoi turi”, “Odisea e provimeve tona”, “Ledjo anulloje provimin” etj i vendosen në kangjellat rrethuese./oranews
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...
Raportuesi për Kosovën në PE: BE-ja duhet të heqë menjëherë ...
Isni Kilaj lirohet me kusht
U kapën duke luajtur bixhoz në Isniq, 10 persona përballen m...
Blerim Sallahu: Synoj të avancoj drejtësinë, barazinë gjinor...
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...