Ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti është dhunuar me sende të forta nga persona të maskuar.
Sipas policisë 48-vjeçari Dauti është qëlluar nga persona të maskuar në rrugicën e lagjes së tij, sapo ai ka dalë nga makina.
Ish-shefi i SHIK-ut në Berat, Artan Dauti kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri për të takuar familjarët pasi jeton prej vitesh në Itali.
Dauti ka qenë shef i SHIK-ut në Berat në vitet 93-96.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...