Gjykata e Shkodrës ka dhënë këtë të shtunë masën e sigurisë për 6 vajzat dhe 2 djemtë të arrestuar nga policia e Shkodrës 2 ditë më parë, pasi akuzohen për mashtrim përmes kompanive call-center.
Për të rinjtë, Gjykata ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’, duke i lënë kështu të lirë. Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “North Forex” u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Kujtojmë se nga operacioni të enjten u shpallën në kërkim shtetasi polak Paëel Ëziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-center-it, Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38-vjeç.Prej një periudhe 1-vjeçare ata kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak, dhe mashtronin qytetarët europianë./Opinion.al
Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, familja dyshon se i erdhi n...
Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-...
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...