Mashtrimi 8 milionë lekë ndaj pacientes me COVID, prokuroria nis hetimet

18:01 | 13 Janar 2021

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë vendosi të nisë hetimet në bazë të provave materiale të dorëzuar nga vajza e të ndjerës Eltjana Sinanaj, pas arrestimit të Tire Alldervishi për mashtrim.

Tire Alldervishi punonte si sanitare në spitalin ‘Shefqet Ndroqit’ por u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së pacientes me koronavirus para për t’i shërbyer. Pacientja me COVID ishte shtruar në spital më 28.11.2020 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020.

Komunikimet nëpërmjet Tire Alldervishi dhe Eltjana Sinanajt janë bërë si verbalisht ashtu edhe përmes rrjetit të komunikimit WhatsApp dhe provat materiale do të përdoren nga prokuroria.

“Prokuroria pranë gjykatës së shkallës se parë Tiranë do të kryejë një hetim te plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik apo para një skeme te mirëfillte përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës ne kurriz të të sëmurëve me sëmundjen COVID 19 duke mos hezituar te verë para përgjegjësisë penale këdo që do të rezultojë i implikuar”, shkruhet në deklaratën e prokurorisë.

Si ndodhi mashtrimi sipas prokurorisë:

Në derë pacientes i është paraqitur një grua e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Vajza thotë se në momentin e parë i ka kërkuar një shumë prej 2000 lekësh që t’i jepte telefonin mamasë së saj. Më pas i thotë që ta presë në lokal dhe meqë infermierët e tjerë nuk lejoheshin të shkonin në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën 10 000 lekë për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin.

Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që Eltjana Sinanaj ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë vajza e viktimës nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata.

Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të reja pa llogaritur ilaçet që kallëzuesja sipas instruktimit të Tire Alldervishit i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë mamasë së saj.

Vajza e së ndjerës ka thënë se mamaja është ankuar se sanitarja që e kishte paguar i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, pra të gjitha nevojat personale ajo detyrohej të kryente.

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë ka regjistruar P.p.nr.281 datë 13.01.2021 në ngarkim të shtetases Tire Alldervishi për kryerjen e veprës penale të ”Mashtrimit” të parashikuar nga nenet 143/2 te Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si inferimiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata.

Shuma e paguar ne total eshte rreth 800.000 leke te reja pa llogaritur ilacet qe kallezuesja sipas instruktimit te Tire Alldervishit i blinte neper farmaci te ndryshme per t’ia dhene asaj me qellim qe te behej mjekimi i mamase se saj. Komunikimet ndermjet Tire Alldervishi dhe kallezueses jane bere si verbalisht ashtu edhe nepermjet rrjetit te komunikimit What’s Up. Eshte ndaluar shtetasja Tire Alldervishi dhe ndaj saj eshte depozituar kerkesa e Prokurorise per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurise “arrest ne burg”. Prokuroria prane gjykates se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartesuar nese ndodhemi para nje rasti sporadik apo para nje skeme te mirefillte perfitimi nga personeli mjekesor apo ndihmes ne kurriz te te semureve me semundjen COVID 19 duke mos hezituar te vere para pergjegjesise penale kedo qe do te rezultoje i implikuar./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara