Masat për fundvit/ Në Durrës e Vlorë ngrihet task forca, kontrolle për lëndët piroteknike

15:23 | 19 Dhjetor 2023
K.B

Ndalimi i tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike është një ndër objektivat e task forcave që janë ngritur në prag të festave të fundvitit në Durrës e Vlorë.

Në Durrës ku në fundvit ka qarkullim të shtuar të mjeteve në fokus të institucioneve do të jetë menaxhimi i trafikut dhe siguria në rrugë.

Në Vlorë vëmendje i është kushtuar edhe sigurisë ushqimore.

Task forcat që janë ngritur nga prefekturat për zbatimin e këtyre masave po bashkëpunojnë edhe me institucione të tjera si bashkia dhe policia.

Për personat apo subjektet që do të konstatohen në shkelje do të ndërmerren masa të ashpra./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale