Ministria italiane e Drejtësisë do të dëmshpërblejë me 1.5 milion euro të afërmit e viktimave të masakrës së ndodhur në Gjykatën e Reggio Emilia më 17 tetor 2007.
Vendimi është konfirmuar nga Gjykata Supreme në Itali, që e ka cilësuar ministrinë përgjegjëse për mungesën e sigurisë në sallën e gjyqit.
Më 17 tetor të 11 viteve më parë, Çlirim Fejzo asokohe 40 vjeç, u paraqit në sallën e gjyqit për seancën e ndarjes nga bashkëshortja e tij i armatosur me një pistoletë. Ai ekzekutoi gruan e tij Vjosa 37 vjeçe, kunatin Arjan Demcolli, i cili u përpoq ta çarmatoste si dhe plagosi avokaten e gruas Giovanna Fava. Më pas, u qëllua për vdekje nga një efektiv policie i pranishëm në sallën e gjyqit.
Gjykata Supreme në Itali hodhi poshtë një ditë më parë apelimin e shtetit italian dhe vendosi që ministria duhet të dëmshpërblejë familjen shqiptare, raporton ANSA.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...