Ata nuk janë shqiptarë, por janë martuar në Shqipëri. Ambasada Britanike ka zyrtarizuar të parën martesë homoseksuale në Tiranë.
Donaldi dhe Mike janë çifti i parë që kryejnë ceremoninë zyrtare të martesës në Shqipëri.
Mesazhi i tyre është se “kur dy njerëz duhen, nuk mund t’u mohosh të drejtën për të jetuar bashkë”. Martesa e çiftit ka qenë e paralajmëruar më parë në media. Ata janë qytetarë britanikë dhe sipas ligjit të tyre kjo gjë lejohet përsa kohë që ndodh në ambientet e përfaqësisë diplomatike britanike.
Përpara shtetit shqiptar ata njihen zyrtarisht si çift i martuar. Ceremonia u zhvillua në residencën e ambasadorit britanik Nicholas Cannon, i cili gjithashtu e drejtoi këtë ceremoni.
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un