Unifikimi doganor në Morinë nuk po funksionon.
Të gjitha marrëveshjet ekzistojnë vetëm në letër. Qytetarët kontrollohen edhe nga Policia Kufitare e Shqipërisëe dhe nga Policia e Kosovës. Situatën udhëtarët e konsiderojnë të papranueshme.
“Unë po pres sepse jam një qytetar që kaloj sepse punoj në Kosovë, por nuk e di se pse doganat janë bashku, por unë e di që edhe Shqipëri e Kosova kanë dogana. Na kontrollojnë në të dyja anët”.
“Zoti e di. Ai thotë s’ka kufinj, këtu ka duplla kufinj”.
“Sikur me qenë në doganë serbe”.
Me radhët kilometrike janë mësuar, madje nuk prisnin ndryshime as për Vitin e Ri. Tetë sportele janë në punë, por vargu i automjeteve ka shkuar deri në thellësi të territorit të Shqipërisë. E njëjta situatë përjetohet këtu çdo ditë. Në të dy anët e kufirit ka rritje të numrit të lëvizjeve. Disa qytete të Kosovës tashmë shihen si mundësi për kryerjen e shumë shërbimeve dhe nevojave ditore nga banorët e Kukësit./abcnews.al
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...