U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025, në Davos.
Marrëveshja synon që, në përputhje me kapacitetet e saj, Republika e Shqipërisë të ofrojë mbështetje politike, ushtarake, teknike, mbrojtëse dhe humanitare për Ukrainën, si pjesë e angazhimeve dypalëshe dhe ndërkombëtare.
Gjatë prezantimit në seancë plenare të kësaj marrëveshjeje, ministri Hasani nënvizoi se që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus ndaj Ukrainës, Shqipëria ka qëndruar qartë se është në anën e ligjit, të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit ukrainas.
“Si vend anëtar i besueshëm i NATO-s, marrim përgjegjësitë e nevojshme në mbrojtje të rendit ndërkombëtar që garanton paqen dhe lirinë për të gjithë.” – shtoi ai.
Përmes marrëveshjes, Shqipëria angazhohet në katër fusha kryesore: siguri dhe mbrojtje; llogaridhënie dhe drejtësi ndërkombëtare; ndihmë humanitare dhe rindërtim; dhe reagim në rast përshkallëzimi, për të garantuar që jemi të përgatitur dhe në bashkëpunim në çdo skenar./abcnews
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...