Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e mjekes Anila Shameti, e cila shërben si vaksinatore në qendrën shëndetësore të Sukthit prej 24 vitesh.
“Anila Shameti shërben si kryevaksinatore në qendrën shëndetësore Sukth prej 24 vitesh. Sot është në krye të procesit të vaksinimit anticovid në këtë zonë, ku qytetarët po vaksinohen masivisht”, shkruan ajo, raporton Tch.
Për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar Manasitirliu shkruan se koha është tani që të marrin dozat e vaksinës anti COVID.
“Vaksinatoret tona po vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend. #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan më tej Manastirliu.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...