Një 27-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit.
Indrit Pepa 27 vjeç u qëllua me armë zjarri nga një person pranë xhamisë së qytetit rreth orës 04:30. 27-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin. Ai është 49-vjeçari Azis Markola nga Mamurrasi, raporton ABC News, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se viktima u ekzekutua për shkak të një konflikti të hershëm.
Njoftimi paraprak i policisë së Kurbinit:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ABC News/
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...