Tre presona, njëri prej tyre doganier në Pikën Doganore Kapshticë janë arrestuar.
Është sekuestruar një sasi mallrash të dyshuara kontrabandë (veshje, atlete dhe pajisje të ndryshme).
Sipas policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– Th. Dh., 42 vjeç, banues në Korçë.
– A. Zh., 51 vjeç, banues në Korçë.
– R. Sh., 56 vjeç, banues në Bilisht, Devoll (me detyrë doganier në Pikën Doganore Kapshticë).
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se në një kamion që kishte hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, do të transportoheshin mallra të dyshuara kontrabandë, u organizuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë ndalimin e mjetit, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin kamion tip “Man”, me drejtues shtetasin Th. Dh. dhe porositës të mallit shtetasin A. Zh., u gjetën mallra dhe disa pajisje të dyshuara kontrabandë.
Në vijim të veprimeve gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Zh., u gjetën një sasi tjetër me mallra të dyshuara kontrabandë (veshje dhe atlete) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi R. Sh., me detyrë doganier, ka shpërdoruar detyrën, pasi dyshohet se ka lejuar kalimin e kamionit me mallra të dyshuar kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./Abcnews.al/
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...