Plot 20 dite pasi ringriti traun, Mali i Zi vendos rregulla të reja për të hyrë në territorin e tij. Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 në shumë shtete, ka bërë që qeveria malazeze të vendose kritere të reja për të shkelur në tokën e saj, duke i ndarë në 3 grupe kufizimet.
E gjitha kjo sipas autoriteteve bëhet për të garantuar jetën e qytetarëve të Malit të Zi përballë rrezikut të koronavirusit.
Autoritetet malazeze kanë vendosur të mbyllin kufijtë tokesorë me Shqipërinë dhe të lejojnë hyrjen tranzit në territorin malazez vetëm për shtetasit që prezantojnë në kufi dokumentin e testimit negativ ndaj COVID-19, të bërë brenda 48 orëve.
Nga ky kufizim përjashtohen udhëtarët që kanë një funksion/nevojë thelbësore, si:
– profesionistët shëndetësorë, kërkuesit mjekësorë;
– personeli i angazhuar me transportin e mallrave dhe çdo personel tjetër transporti;
– diplomatët, stafi i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak dhe punonjës të ndihmës humanitare gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre;
– Kategori të veçanta pasagjerësh në tranzit;
– Personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi, ose për arsye të tjera humanitare.
Prej të dielës në mesnatë për shqiptarët dhe kosovarët duhet testi negativ që të kalosh kufirin, duke i dhënë një goditje të fortë veçanerisht punëtorëve sezonal që nga Shkodra shkojnë në këto zona për të punuar.
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...