Gjeografia e turistëve ka ndryshuar në Shqipëri, por megjithatë shqiptarët etnikë vazhdojnë të dominojnë me 75 % të prurjeve totale. Sadik Malaj, kryetar i Unionit të Operatorëve Turistikë të Shqipërisë thotë se sivjet pritet të ketë një rritje të numrit të turistëve, por një rritje e vogël me 2 %, kjo edhe për faktin se zgjedhjet më 21 qershor mund të ndikojnë në frenimin e numrit të turistëve, edhe pse fatmirësisht situata parazgjedhore ka qenë e qetë deri më tani.
Sa i përket turistëve nga vende të ndryshme të BE-së, ata përbëjnë rreth 25 % të prurjeve ku shumica vijnë për qëllime ekskursioni, turesh apo aktivitetesh të shkurtra.
Malaj thotë se gjeografia e turistëve në Shqipëri është rritur aq shumë sa sot zor se mund të gjejmë një vend të huaj që nuk ka prurje turistësh në Shqipëri.
Por ndryshe qëndron situata me turistët serb, të cilët ende vuajnë nga psikoza apo stereotipe të tipit se shqiptarët i kanë inat apo nuk do i presin mirë, ndërkohë që realiteti ka treguar të kundërtën edhe me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, apo vizitat mes kryeministrave. Në emër të të gjithë shqiptarëve dhe tur-opertorëve, Malaj iu bënë thirrje turistëve serb që të vijnë për pushime në Shqipëri, pasi nuk ka asnjë rrezik përkundrazi do të gjejnë një frymë miqësore dhe natyrë mbreslënëse ashtu sikurse disa prej tyre e kanë provuar më herët.
Malaj thotë se duhen shtuar kontaktet me Serbinë jo vetëm mediatike por edhe turistike, për të ndryshuar këtë psikozë dhe stereotip që serbët kanë krijuar për shqiptarët.
Duke u ndalur në këtë aspekt Malaj thotë se shqiptarët janë më të shumtë në numër që shkojnë për turizëm në Serbi, dhe janë përballur me situata shqetësuese të tipit thyerje xhami makinash;apo dëmtime të tjera me gomat në parkim, si dhe me simbolika të shfaqjes së flamurit apo shenjave të ndryshme që tregojnë egërsi, dhe situata aspak miqësore.
Aktualisht në Shqipëri po diskutohet ligji i ri i turizmit, që synon një shërbim më të mirë turistik; plazhe më të pastra; një turizëm gjithëvjetor, apo rritje të numrit të turistëve përmes ngritjes dhe funksionimit të tre aeroporteve të reja që pritet të hapen në Sarandë, Vlorë apo Kukës.
Pas ankesave të shumta të banorëve, KEDS thotë se është rreg...
PZAP e gjobit me 20 mijë euro Listën Serbe
“Njeri katastrofë je ti, unë kam me të nxjerr jashtë”, Toney...
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...