Ish-kolegët e tij në Partinë Socialiste dhe një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë votuar për shkarkimin e Arben Malajt nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Vetëm 72 vota u dhanë për shkarkimin e Malajt, ndërkohë që 71 është minimumi për çdo vendim që duhet të miratohet në Parlament.
10 deputetë u shprehën kundër shkarkimit të ish-deputetit të PS-së, njëri abstenoi dhe 5 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Sa i përket emërimit të Arben Ahmetajt si ministër për Rindërtimin, 97 deputetë votuan pro propozimit të kryeministrit Edi Rama, 2 votuan kundër dhe 1 abstenoi./TCH

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...