Mediat greke kanë bërë publike identitetin e 29-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti të enjten. Enkelet Biba është emri i viktimës.
I riu udhëtonte me një makinë, por doli nga rruga dhe pasi u rrokullis, u përplas me një pemë.
29-vjeçari shqiptar jetonte dhe punonte në zonën e Hersonissos.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Sipas asaj që raportojnë mediat, mendohet se i riu nuk ka mbajtur rripin sigurimi.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan ambulanca dhe zjarrfikësit, por ishte shumë vonë për 29-vjeçarin. Ai kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.
Banorët e zonës kanë thënë se vendi ku ndodhi aksident paraqet rrezikshmëri për shoferët, por edhe këmbësorët. Siç shkruajnë mediat, Enkeleti bëhet viktima i 49 gjatë vitit 2021 në Kretë.
Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet i...
Google prezanton Pixel 10a
Ushqimet më të mira për t’u konsumuar në syfyr për të qëndru...
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...