Institucionet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë informacion se çfarë planifikohet të ndodhë të Teatri Kombëtar. Ndërkohë forca të shumta policie dhe makina të Inspektoratit Ndërtimor që kryen shembjet janë parë gjatë mbrëmjes në zonën e Teatrit Kombëtar.
Kamera e SYRI TV pikas në zonën pranë Teatrit Kombëtar, më saktë pranë Sahatit të Tiranës makinën e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të kryeqytetit me 15 punonjës brenda, të cilët kanë braktisur mjetin sapo kanë parë praninë e medias.
15 punonjësit janë larguar sapo kanë konstatuar praninë e Syri TV duke shtuar edhe një herë dyshimet e artistëve se gjatë natës mund të ketë një ndërhyrje në godinë.
Sipas artistëve, bazuar në informacione operative, gjatë natës mund të ketë një ndërhyrje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Kujtojmë se, prej disa orësh, zona përreth Teatrit është blinduar me forca të shumta policie, të cilët kanë gjobitur dhe kanë shoqëruar në komisariate disa qytetarë.
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...
Fitoi “nominimin” së bashku me Luizin, Artani hidhet “live” ...
Trump paralajmëron aeroplanmbajtëse të dytë, SHBA dhe Irani ...
Rrëshqitje e gurëve dhe dheut në rrugën Prizren – Prevallë
Ardian Bujupi në pritje të fëmijës së parë