Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Levan Tepelenë.
Një 75 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një automjet, drejtuesi i të cilit është larguar nga vendi i ngjarjes fill pas incidentit.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Varibob. Personi që ka humbur jetën është identifikuar si Agur Dalipaj.
I moshuari po kalonte rrugën kur makina e ka goditur për vdekje.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...