Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Hasit, atje ku një vajzë vetëm 6 vjeç ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur mes dy makinavë të tipit Volkswagen, një me targa të Kosovës, ndërsa tjetra me targa të Shqipërisë.
Drejtuesi nga Shqipëria me inicialet H.F ndodhej në makinë së bashku me familjen e tij. Për shkak të impaktit, vajza e mitur e 42 vjeçarit ka gjetur vdekjen.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA