Dy automjete janë përfshirë në një aksident të ndodhur në afërsi të vendit të njohur si Kryqëzimi i Spitenit në rrethin e Lezhës.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë rreth orës 16:00 dhe në të është përfshirë një mjet furgon transporti mallrash dhe një makinë shërbimi e Policisë së Lezhës, e llojit fuoristradë.
Për pasojë janë plagosur katër persona, përfshirë dy efektivë të policisë, që janë dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Të lënduar lehtë nga përplasja kanë mbetur edhe dy drejtuesit e dy mjeteve, transmeton top channel.
Policia thotë se është ngritur një grup hetimor për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës