Dy turistë francezë mbetën të plagosur këtë të diel në fshatin Xibër Hane të Klosit.
Burime për Klan News bëjnë të ditur se ata udhëtonin me makinë, kur në rrethana momentalisht të paqarta përfunduan jashtë rruge.
Mjeti i turistëve mësohet se përfundoi rreth 100 metra poshtë në greminë. Ishin banorët e zonës të cilët u shkuan fillimisht në ndihmë, ndërsa njoftuan edhe policinë.
Dy turistët janë dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe gjendja e tyre shëndetësore momentalisht nuk dihet.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?