Një ditë pas gjetjes së një magazine me 1.2 ton drogë në fshatin Lapan të Skraparit, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, ka nisur hetimet.
Burimet bëjnë të ditur se SHÇBA po heton nëse ka efektivë të policisë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu, hetimet do te përqendrohen edhe ne faktin se përse është lejuar të ngrihet kjo magazine e cila shërbente për të tharë kanabisin.
Hetimet kanë nisur muaj më parë, pas informacioneve të sjella në rrugë operative nga shërbimi sekret shqiptar, SHISH.
Burimet thonë janë shoqëruar 7 persona, mes tyre banor i zonës dhe personat që merreshin më ruajtjen e magazinës ku u gjet lënda narkotike. /ABCNews
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend