Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë rreth mesditës duke bllokuar një kalim të autostradës Lushnje-Fier.
Në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, korsia e djathtë është bërë e pakalueshme për dy orë.
Zjarri është vënë nga persona të paidentifikuar, të cilët përdorin metodat e zjarrvënies për të pastruar kanalet buzë tokave bujqësore.
Kanali i këtij aksi është i mbushur me goma automjetesh, mbetje të naftës dhe sende të tjera plastike të hedhura nga bizneset aty pranë, transmeton tch.
Djegia e tyre ka shkaktuar ndotje të madhe të ambientit dhe flakët kanë rrezikuar të përfshijnë makinat që udhëtonin.
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës