Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet në emisionin “Opinion” në lidhje direkte nga çadra nëse gjatë këtyre ditëve ka vendosur kontakte me kreun e Kuvendit dhe të LSI-së Ilir Meta.
Basha tha prerë dhe shkurt se nuk ka asnjë kontakt me të. “Nuk kam asnjë kontakt me të” – tha Basha.
Ai shtoi se nuk do ketë kthim në Parlament, përderisa Parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit.
Ai theksoi se sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD nuk kthehet në Parlament.
Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin