Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë).
Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë. Por sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e iimporteve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë (shiko grafikun: 20 shtetet me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n). Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga shteti fqinjë, Kosova.
Nëse e shohim sipas grupmallrave, janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”.
Importet e bananeve u rritën me 21 herë në 2016-n në krahasim me vitin e mëparshëm dhe vazhduan me ritme të larta edhe në 2017 e 2018. Në 2018-n, importet e bananeve ishin 327 milionë lekë, me rritje 11% me bazë vjetore. Kujtojmë që në shkurt 2018 u kap në Portin e Durrësit një kontenier me banane që vinte nga Kolumbia, ku ishin fshehur 613 kg kokainë.
Edhe për “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” importet nisën në 2015-n, për të kërcyer në 2016-n nga 7 milionë lekë në 294 milionë lekë, ndërsa në 2018-n, ky grup shënoi një rënie prej 25%.
Por, ndërsa dy grupet, “frutat dhe arrat e lëngshme”, dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara” kanë ngadalësuar ritmet në 2018-n, një tjetër produkt ka kërcyer, duke ndikuar në rritjen e fortë të importeve në 2018-n. Të dhënat e INSTAT tregojnë se bëhet fjalë për “Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” dhe konkretisht, sipas statistikave më të detajuara të Comtrade për nëngrupin e koksit dhe qymyrit “Koks dhe gjysëm koks prej qymyrit, linjitit apo prej torfe, karbon i konvertuar“. Ky produkt ka filluar të importohet në 2017-n, me 170 milionë lekë, duke kërcyer në 2018-n në gati 1.4 miliardë lekë (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia sipas grupeve).

Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...